Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.
Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.
Merrni Më Shumë Hekur
Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Ushqimet e Pasura Me Hekur
Mishi dhe peshku
Vezët
Frutat e thata
Brokoli
Barishtet
Bizelet
Arrorët dhe farat
Gjalpi i kikirikut
Merrni Më Shumë Folat
Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.
Ushqimet e Pasura Me Folat
Mishi i viçit
Spinaqi
Orizi
Kikirikët
Fasulet
Avokado
Sallata jeshile
Maksimizoni Përthithjen e Hekurit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.
Ushqimet e Pasura Me Vitaminë A
Peshku
Mëlçia e viçit
Kungulli
Patatja e ëmbël
Barishtet
Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten
Karrotat
Patatet e ëmbla
Kungulli
Pjepri
Mango
Suplementët e Hekurit
Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme. Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat. Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut./AgroWeb
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...