Fitore për infarkt e Romës në “Olimpico” ndaj Spezias, ekipit që vetëm pak ditë më parë e eliminoi në mënyrë krejt të papritur në Kupën e Italisë. Verdhekuqtë triumfuan në kohën shtesë 4-3, duke kthyer në njëfarë mënyrë situatën në favorin e tyre pas një ecurie negative, që kishte vënë në diskutim serioz edhe pozicionin e trajnerit Fonseca, i shënjestruar nga të gjithë anët për rezultatet e dobëta.
Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1, teksa golit të Mayoral në minutën e 17-të, iu përgjigj Piccoli në të 24-tën. Roma u kthye me vrull nga pushimin mes pjesëve, duke gjetur dy gola të shpejtë me Mayoral dhe Karsdorp, finalizime që dha idenë e gabuar se ndeshje u mbyll, por Spezia arriti të rikuperonte diferencën me finalizimet e Farias (59’) dhe Verdes (90’). Gjithsesi, sapo nisi koha shtesë, verdhekuqtë shënuan golin e fitores me Pellegrinin, i shërbyer me qetësi në zonë nga Perez.

E kuptueshme edhe festa e Fonsecas, që iu bashkua futbollistëve në gëzimin e këtij goli, që me siguri shpëtoi, të paktën përkohësisht, pozicionin e tij.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...