Kilyan Mbappe është njëri ndër protagonistët kryesorë, kjo pasi ai gjithnjë e më shumë lidhet me një transferim larg nga “Parc des Princes”.
Mbappe më në fund ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij, ai duke folur për “Telefoot”, ka konfirmuar se është i gatshëm të negociojë kontratën e re, edhe pse nuk ka asgjë në këtë drejtim tani për tani, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Mbappe është i gatshëm të nisë negociatat me klubin parisien.
“Po flasim me klubin, edhe unë po reflektoj për këtë. Nëse nënshkruaj do të investoj vetveten këtu një periudhë afatgjate”, tha ai
“Ndihem mirë këtu. Së shpejti do të duhet të marr një vendim. Nëse vazhdoj kontratën, do të thotë se do qëndroj një kohë të gjatë”, përfundoi Kilyan Mbappe.
Së fundmi u spekulua se Real Madrid do ofrojë Eden Hazard plus 80 milionë euro për të bindur drejtuesit parisien për të sjellë Mbappe në “Santiago Bernabeu”, por që tani pas këtyre deklarimeve nga ana e francezit, kjo mund shuajë zërat njëherë e mirë që e lidhin atë me “Los Blancos”.
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...