Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është paradoks që Albin Kurti pasi është dënuar nuk i është kufizuar asnjë e drejtë.
“Kurti ka vazhduar të jetë deputetë dhe ka mbaruar mandatin në vitin 2017. E ka mbaruar edhe mandatin e vitit 2019”, tha Konjufca në “Debat Plus”.
Konjufca thotë se është e qartë se në atë kohë nuk është ditur kush do të bëhet kryeministër dhe për këtë arsye Kurti është lejuar të vazhdojë mandatin.
“Sot kur po dihet se LVV do të fitojë mbi 50 deputetë, Kurti Nuk po lejohet të bëhet deputetë”, tha ai.
Konjufca thotë se Kushtetuta e Kosovës është e njëjta që nga viti 2008 dhe sipas tij pse tash po ndryshohen rregullat e lojës për Kurtin.
“Po bëhet ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës për Albin Kurtin dhe të tjerët”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...