Në vullkanin Sinabung që ndodhet në provincën e Sumatras Veriore në Ishullin Sumatra të Indonezisë ka ndodhur një shpërthim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se shpërthimi në vullkanin Sinabung ka zgjatur 3 minuta e 21 sekonda.
PVMBG duke dhënë alarm të nivelit “portokalli”, bëri thirrje që të qëndrohet larg të paktën 3 kilometra në largësi prej majës së vullkanit dhe mbajtjen e maskave kundër hirit.
Sinabung u riaktivizua në vitin 2010 pas rreth 400 vitesh ndërsa në shpërthimet e vitit 2014 dhe 2016 kishin humbur jetën 23 persona.
Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: “jeshile” (normale), “e verdhë” (waspada), “portokalli” (siaga) dhe niveli më i lartë, “i kuq” (awas).
Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...