Tifozët e Chelseat janë duke e ëndërruar një rikthim të Eden Hazardit në Stamford Bridge.
Ylli belg u largua para gati tri vitesh nga The Blues për në drejtim te Real Madridi, aty ku po kalon nëpër një kohë të tmerrshme.
Hazard nuk po arrin që të rikthehet në formën e tij të lartë, pasi lëndimet e njëpasnjëshme po i pamundësojnë një gjë të tillë.

Sipas asaj që raporton The Mirror, presidenti Florentino Perez është i gatshëm që të shesë atë dhe Chelsea është në pozitë ideale për transferimin e tij.
Madje, një video e publikuar në rrjetin social Twitter, shihet Hazard duke folur për mundësinë e rikthimit te skuadra londineze.
Belgu pyetet se kur do të rikthehet te Chelsea: “Pasi të kem përfunduar punë këtu, do të kthehem atje”.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...