Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), vlerëson se, partitë politike po i mbajnë të fshehta financat, GLPS kërkon që të publikohen shpenzimet dhe lista e donatorëve.
Njomza Arifi, menaxhere e Programeve në organizatë, tha se që nga paslufta paritë politike i kanë mbajtur të fshehta shpenzimet, raporton arbresh.info
“Si pasojë e fushatave zgjedhore e që nga paslufta shumica e partive politike vazhdimisht e kanë mbajtur të fshehtë shumën e shpenzimeve, si dhe kanë tejkaluar shumën e përcaktuar nga KQZ-ja. GLPS e ka parë shumë të nevojshme të hartojë një listë kërkesash drejtuar të gjitha partive politike”, thotë ajo.
Ndërsa, Lirika Agusholli, tha se, partitë politike duhet të publikojnë të gjithë listën e donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktivitetet e tyre.
“GLPS bënë thirrje që partitë politike të bëjnë transparencë për shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore duke i publikuar në kohë të gjitha shpenzimet dhe të hyrat që të jenë të qasshme për çdo qytetarë. Së dyti partitë politike duhet të publikojnë të gjithë listën e donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktivitetet e tyre në mënyre që të parandalohen aferat e mundshme korruptive”, tha ajo. /arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...