Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Bëhet fjalë për Fadil Syleviqin i cili punonte në Policinë e Kosovës.
Lajmi për Arbresh.info, e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se për këtë rast policia është njoftuar rreth orës 14:00, ku pastaj njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi ka treguar se në vendin e ngjarjes është edhe prokurori i rastit.
Arbresh.info, ka kontaktuar me djalin e axhës, i cili dhe ishte me të në momentin e vdekjes.
Valdet Syleviqi ka thënë për arbresh.info, se ai kishe pësuar sulm në zemër(atak kardiak).
“Ai ka qenë duke ecur rreth orë 12:00 të paradites së sotme për një moment ka pësuar një sulm dhe më pas ka vdekur në vendin ngjarjes”, ka thënë shkurt djali i axhës së tij, Valdeti./Arbresh.info/
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...
Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-kryeparlamentarin Nexha...
Burri polic dhe gruaja mësuese, kush janë çifti i bashkëshor...
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...