Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se klubi që ai drejton nuk e ka në nxitim për transferime, kur u pyet për sulmuesit e Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.
Juventusi ka qenë i lidhur me disa lojtarë në ditët e fundit, pasi klubi po kërkon një sulmues.
Zonja e Vjetër ka marrëveshje me Genoan për mesfushorin e ri Nicolò Rovella.
Së fundmi është folu edhe për dyshen tjetër të Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.
“Sa i përket Scamacca dhe Shomurodov, siç thashë, skuadra jonë është konkurruese”.
“Nëse shohim mundësi pozitive për ne në treg, atëherë do t’i shfrytëzojmë, përndryshe nuk ka nxitim”, deklaroi Paratici. /Telegrafi/
Gjendet i pajetë turisti portugez që u zhduk një ditë më par...
Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Turqi, 55 ...
Zhegrova mungon në fazën përgatitore tek Lille
Loja domino përfundon me sherr në Durrës, plagosen me thikë ...
Trump ia shkurton Putinit afatin për ndaljen e luftës në Ukr...
Marotta: Kjo javë do të jetë vendimtare për marrëveshjen me ...