Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e vështirësuar regjistrimin e mërgatës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.
“Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme! E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!”
“Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!”.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për red...
Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llo...
Trump në darkën e shtruar për Charls III: Edhe Mbreti është ...
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...