Projekti më i fundit i Ronela Hajatit mban titullin “Gënjeshtar je X Pare”, publikuar në Shkurt të vitit që lamë pas. Edhe pse shpeshherë ka bërë me dije se ka gati disa këngë, këngëtarja ka preferuar të mos publikojë asnjërën prej tyre deri në normalizimin e situatës nga Covid-19.
Pak kohë më parë, ajo zbuloi se po punon për të sjellë albumin e saj të parë që do ta publikojë këtë vit. “Çdo këngë do jetë ndryshe dhe secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës.”, u shpreh Ronela.
Ndërkohë, së fundmi gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, këngëtarja e hitit “Vuj” ka zbuluar se në Mars do të lançojë pjesën e parë të albumit vizual. Ajo shkruan se pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në studio, ndërsa shkruan: “Në 15 Mars kam dëshirë të nxjerr pjesën e parë të një albumi vizual”. /abcnews.al/

Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...