Tashmë është zyrtare, Interi në shitje.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti aktual i klubit, Steven Zhang, në një prononcim për “Sole-24Ore”.
Ai ka thënë se kompania e tij është në bisedime me dy kompani të tjera, respektivisht BC Partners dhe LionRock, ku po diskutojnë shitjen e mundshme të aksioneve.
Siç thuhet tutje në mediat italiane, blerësit e rinj duhet t’i paguajnë Zhang afro 500 milionë euro për aksionet si dhe borxhin neto, i cili sillet rreth 350-400 milionë euro.
Interesimi për t’u larguar nga presidenca zikaltër është në nivel, por gjithçka do të varet nga ofertat ose jo tunduese.Javëve të ardhshme mund të ketë diçka më konkrete rreth kësaj çështjeje.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...