Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani ka thënë se pasojat juridike të dënimit i sheh vetëm kodi penal e jo Gjykata Kushtetuese.
“Vendimi i Kushtetueses nuk mund të vendos mbi kodin penal”, u shpreh Hasani.
Hsani thotë se Ligji mbi zgjedhjet nuk e specifikon sanksionin për ta diskualifikuar dikë nga gara.
“Kodi Penal i njeh dënimet plotësuese. Pasojë juridike nuk mund të prodhojë dënimi më kusht, vërejtja gjyqësore apo dënimi me gjobë. Nuk e specifikon Ligji i Zgjedhjeve se cilat dënime kanë pasoja juridike. Atë e cakton vetëm Ligji Penal”.
Hasani thotë se askush nuk mund t’ia mohojë kandidimin në zgjedhje Kurtit dhe të tjerëve.
“Standardin nuk mund të ndryshojë as Gjykata Kushtetuese…Pavarësisht çfarë thotë Kushtetuesja askush nuk mund t’ia mohoj një standard [Kurtit] që nuk e njeh Kodi Penal…Vendimi i Kushtetueses nuk mund të del mbi standardet”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...