Bashkimi Evropian pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara.
Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.
“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”.
Ajo po ashtu shkroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit