Sezoni 2020 në Formula 1 ishte mjaft zhgënjyes për Ferrarin, që e mbylli kampionatin për konstruktorë në vendin e gjashtë.
Pavarësisht kësaj, makina italiane do të marrë më shumë të ardhura nga Formula 1 se makinat e tjera për vitin 2021.
Kjo, për shkak të një bonusi shtesë që “kokëkuqja” merr si pasojë e faktit që konkurron në Formula 1 që prej debutimit të këtij sporti. Shifra e këtij bonusi varet nga sasia e dollarëve që Formula 1 do t’u shpërndajë të gjitha skuadrave.
Falë këtij bonusi prej 50 milionë dollarësh, që e merr vetëm Ferrari, makina italiane do të arkëtojë për vitin 2021 plot 150 milionë dollarë.
Ndërsa Mercedes, që u shpall kampion, do të arkëtojë 145 milionë dollarë. Në vendin e tretë është Red bull me 132 milionë dollarë.
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë