Parlamenti kilian është duke konsideruar të miratojë një ligj që do të bënte të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19.
Sipas Guardian, qeveria e qendrës së djathtë planifikon të vaksinojë shumicën e popullsisë deri në mes të vitit 2021, transmeton portal arbresh.info
Drafti i ligjit të ri do të modifikojë zgjidhjen ekzistuese ligjore, e cila përshkruan tashmë vaksinimin e detyrueshëm kundër lisë, kollës së mirë dhe sëmundjeve të tjera infektive.
Imunizimi i detyrueshëm kundër koronavirusit u propozua nga deputetët e Partisë Demokratike të opozitës.
Kili është vendi i parë në Amerikën Jugore që fillon imunizimin kundër Covid-19.
Santiago ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e vaksinave me AstraZenek, Pfizer dhe me kompaninë kineze./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...