Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar për deklaratën që kishte bërë sot ndaj Vjosa Osmanit. Veliu në “Debat Plus” thotë se ai nuk i ndanë në burra dhe gra ata që merren me politikë.
“Qëllimi i deklaratës sime nuk ka qenë që ta fyej në baza gjinore. Unë kam thënë se asaj nuk po i mjafton ta shkarkoj një kryesi…Gjithmonë kam fol në kontekstin politik”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se jam ndjerë keq për këto reagime pasi nuk e ka thënë në atë kontekst siç është marrë.
“Unë mund të kërkoj falje pasi është hera e parë që më del diçka e tillë në opinion. Nuk e kam fyer askënd deri më tani në asnjë bazë”, tha ndër të tjera Agim Veliu.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...