Me praninë vetëm të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe nënkryetares, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi nga PDK dhe Fikrim Damka nga grupi 6+, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen .
Në këtë mbledhje ku pikë e rendit të ditës është vetëm kërkesa e Qeverisë për angazhim të FSK-së në misione paqeruajtëse janë duke munguar anëtarët e tjerë të kësaj kryesie, raporton portali arbresh.info
Mbledhja është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.
Ndryshe me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës njofton Zyra për media e Kuvendit./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...