Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 15:00.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se arsyeja e kësaj mbledhje është kërkesa nga Qeveria për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse.
Njoftyimi i plotë:
Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse.
Ndryshe me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës njofton Zyra për media e Kuvendit./arbresh.info/
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë