Mediat beogradase raportojnë se një pjesë e policisë ka përgjuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për rreth një vit e gjysmë.
“Kurir” shkruan se përveç kreut të shtetit, ekzistonte edhe një listë e plotë e personave që ishin duke u përgjuar.

“Bisedat dhe punët e familjes së presidentit të Serbisë – vëllai të tij, Andrej Vuçiq dhe djalit të madh, Danilo Vuçiq. Poashtu, edhe drejtori i BIA-së, Bratislav Gašić, Miloš Vučevic.

Në një intervistë për “Kurir”, Vuçiq konfirmoi se ai është përgjuar, transmeton Indeksonline
Konfirmimi për këtë veprim u bë nga ministri i Policisë, Aleksandar Vulin.
Mediat raportojnë se një hetim i gjerë dhe i hollësishëm tashmë ka filluar dhe se kanë nisur shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë. /Indeksonline/
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...