Më pak se tre javë kur Bitcoin theu rekordin e vet, duke tejkaluar vlerën $20,000, tani ka arritur mbi $30,000.
Bitcoin vazhdon të rritet përsëri, këtë herë duke arritur vlerën mbi 30 mijë dollarë brenda më pak se tre jave prej kur tejkaloj shumën 20 mijë dollarë, shkruan lajmi.net.
Kriptovaluta filloi të përdoret më shumë në tetor, kur Paypal i lejoi përdoruesit të përdorin valutën për blerje online.
Bitcoin shihet si një mënyrë e sigurt për të mbledhur para dhe ruajtur, pasi që është vetëm një shifër e caktuar e sa monedha digjitale mundtë ekzistojnë. Investitorët besojnë se kjo do të mbaj vlerën pa rënë.
Kjo është në kontrast me valutat tradicionale, duke marrë parasysh që bankat qendrore kanë printuar më shumë para gjatë pandemisë për të mbajtur ekonominë pa rënë në shkallë alarmante.
Disa ekonomist kanë frikë nga ky prodhim i parave, sepse kjo mund të uli vlerën e valutave tradicionale.
Bitcoin është rritur 305% vitin e kaluar, dhe një 17% tjetër në tre ditët e para të vitit 2021, duke arritur vlerën $33,930./Arbresh.info/
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës