Eriksen i ofrohet Real Madridit dhe Atletico

21:00 | 2 Janar 2021
A Z

Christian Eriksen kishte kaluar në Inter janarin e vitit të kaluar, por ai nuk është i përshtatshëm për sistemin e Antionio Conte. Klubi italian ia ka ofruar atë Real Madridit dhe Atletico Madridit

Danezi ishte njëri prej lojtarëve më të kërkuar vitin e kaluar kur ai kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenham dhe dy klubet nga kryeqyteti spanjoll është duke e monitoruar situatën e tij.

Ai kaloi në Inter por ka kaluar kohë të vështirë ku ka pasur shumë pak startime me skuadrën e parë dhe tani është kthyer në treg përsëri.

Javët e fundit, mesfushori i është ofruar Real Madridit dhe Atleticos por gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që lëvizja në këto klub në kushte të tilla është e pamundshme.

Eriksen ishte parë si një transfer i lirë kur kishte kaluar në Inter për 20 milionë euro dimrin e kaluar, por raportet e tij me Conten kanë bërë që transferi i tij atje të dështojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme