Turqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të personave që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo pasi në vend janë konfirmuar 15 raste me versionin e ri të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë së vendit.
Dr. Fahrettin Koca shkroi në Twitter:
“Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, virusi që ka pësuar mutacion u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga ky vend dhe u morën nën kontroll. Hyrjet nga MB [në Turqi] janë pezulluar përkohësisht. “
Më herët, ai shkroi në Twitter:
“Kemi 1,908 pacientë [të rinj] të zbuluar sot. Numri i rasteve aktive dhe numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të ulet. Humbjet e jetëve filluan të bien. Do të ulen për shkak të uljes së numrit të pacientëve të rëndë. Unë besoj se efekti shkatërrues i epidemisë do të ulet”.
Numri i vdekjeve të koronavirusit të Turqisë u rrit me 212 në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të premten, ndërsa një shtetrrethim katër-ditor filloi të frenonte pandeminë që ka u ka marrë jetën 21,093 personave në vend. /abcnews.al/
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...