Dy barazime radhazi për Liverpool në Premier League me dy skuadra që ndodhen në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes nuk e shqetësojnë shumë trajnerin Jurgen Klopp.
Pavarësisht se në këto 2 takime skuadra e “reds” ka lënë 4 pikë, ajo është ende në krye të renditjes.
Pikërisht ky fakt ngroh trajnerin gjerman, që thotë: “Jemi ende të parët, ndaj nuk alarmohem.
“Barazuam dy sfidat e fundit, por jemi ende në krye të renditjes edhe pse për momentin kjo nuk ka shumë rëndësi”.
“Këto rezultate tregojnë se saj i vështirë është ky sezon për të gjithë. Kur jeta të jep limona, atëherë me to duhet të bësh limonadë. E kërkuam fitoren, por nuk e arritëm dot atë. Gjithsesi, më pëlqeu skuadra dhe jam i kënaqur nga performanca”, tha Klopp.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...