Kryeministri, Edi Rama, duke folur në takimin e fundvitit trajtoi edhe çështjen e vaksinimit të popullatës në Shqipëri.
Njësoj si në deklarimet e më hershme, ai nuk bëri transparencë se që kur qeveria që drejton ka marrë masat për ta siguruar atë, apo a është gati infrastruktura dhe trajnimi i bluzave të bardha kur ajo të sigurohet.
Gjithsesi kryeministri vazhdoi justifikimet në kuadër të lobimeve të tij personale dhe “miqve”, duke i varur shpresat te aftësia e tij “lypëse”.
“Kur isha në SHBA, ekipi ynë bashkë me ekipi e Pfizer biseduam për vaksinën se kur vjen puna për të lypur për shqiptarë, përtej modestisë, jam njëshi”, tha Rama.
Gjithashtu ai ka shfrytëzuar një vetë-ofrim të ambasadës ruse në Tiranë për të sjellë vaksinën e tyre në Shqipëri, nëse qeveria e tij do të shprehte dakortësi, për të bërë propagandë si “properëndimor”. Por nga ana tjetër duke qenë i pasigurt për sigurimin në kohë të një vaksine “perëndimore”, ai ka lënë të hapur obsionin se ajo mund të merret edhe nga Kina apo Rusia.
“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter i Endri Fugës, retweet të Ursula Von Del Leyen, sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk çshtë mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve. Ne jemi të fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernës. Shtetet me të cilët ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive. Nuk shprehim rezerva qoftë vaksinën kineze dhe ruse, por për momentin duke parë të tjerë ne jemi fokusohemi në këto drejtime. Nëse do të lindë nevoja ne do të shohim dhe alternativa të tjera”, tha Rama.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...