Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, e ka pranuar se West Bromi e meritoi plotësisht barazimin 1:1 kundër skuadrës së tij në ndeshjen e Premierligës në Anfield të dielën.
Të kuqtë e mbizotëruan pjesën e parë dhe kaluan në epërsi falë një goli nga Sadio Mane, transmeton Gazeta Express.
Derisa po e kërkonin golin e dytë dhe të qetësisë, djelmoshat e Klopp u tronditën kur Semi Ajayi e barazoi rezultatin për vizitorët.
Klopp mbeti i habitur nga skema e Sam Allerdyce, duke thënë për Sky Sport: “Nuk mendoj se dikush pret që një ekip të luajë siç luajti West Bromi në pjesën e parë, me formacion 6-4-0, apo si do që ishte.”
“Në pjesën e dytë nuk e bëmë të njëjtën gjë. Ata i bënë tri kundërsulme dhe patën shumë goditje nga këndi.”
“West Bromi e meritoi një pikë sonte sepse ne nuk i dhamë fund ndeshjes. Ishte e vështirë të krijonim ndaj tyre”, shtoi ai.
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”