Një familje nga Shqipëria me pesë anëtarë është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb.
Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112 duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë.
Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar” thuhet në shkrim.
Autoritetet kroate thonë se familja shqiptare, që kishte edhe një fëmijë të vogël u shpëtua dhe është në gjendje të mirë./epokaere/

Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj