Gjatë këtij viti, Shkodra rezulton një ndër 3 qarqet me numrin me të lartë të papunëve.
Sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës, ky qark,shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhe të një viti më pare.
Shifrat janë të larta dhe kjo pranohet edhe nga inspektoriati i punësimit në Shkodër.
Prej rreth 10 vitesh, Shkëlqim Hamzi dhe Përparim Isufi dalin çdo ditë pranë sheshit “Isa Boletini”,në kërkim të punës. Ata tregojnë se nuk përfitojnë as ndihmë ekonomike dhe familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur.
Shkodra rezulton të jetë edhe një prej qarqeve me numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura gjatë pandemisë ndërsa që nga Janari i këtij viti numri i të papuneve të regjistruar zyrtarisht është shtuar me mbi 3000 persona./TCH
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...