Me ndeshjet e luajtura dje, Serie A italiane ka shkuar në pushimin e fundvitit, me skuadrat që do të kthehen në fushë me 3 Janar 2021.
Mediat italiane tashmë kanë bërë llogarit, duke rikujtuar edhe një herë fansat e futbollit se kush ishin pesë lojtarët më të shtrenjtë të blerë nga skuadrat e Serie A gjatë komplet këtij viti, transmeton Gazeta Olle.
Në mesin e 5-shes më të shtrenjtë hynë edhe sulmuesi kosovar që tashmë është pjesë e Lazios, Vedat Muriqi.
Muriqi është i katërti në këtë listë speciale.
Vendi i parë mbahet nga Arthur që kaloi prej Barcelonës tek Juventus për 72 milionë euro, teksa i dyti shkon për Victor Osimhen që u transferua nga Lille tek Napoli për plotë 70 milionë euro.
Në pozitën e tretë gjindet, Achraff Hakimi i cili u ble nga Inter për vetëm 40 milionë, ndërsa i katërti është Vedat Muriqi për të cilin Lazio shpenzoi 20 milionë euro.
Vendi i fundit në këtë listë mbahet nga kroati, Mario Pasalic që u ble përfundimisht nga Atalanta për 15 milionë euro.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...