Barcelona më në fund thyen tabunë në transfertë (4 ndeshje pa fitore), fiton 0-3 në fushën e Valladolidit dhe rikthen distancën prej tetë pikësh me Atleticon kryesuese.
Ndeshje historike kjo për Lionel Messin, protagonist absolut me një gol dhe një asist. Pikërisht me finalizimin e fundit të tij, la pas legjenden Pele, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në një klub të vetëm.
643 gola ka shënuar me Santosin O’Rey, 644 finalizime mbajnë firmën e “yllit” argjentinas me Barcelonën, shifwr e destinuar pwr t’u rritur.
Sa i përket takimit të zhvilluar në “Estadio José Zorrilla”, “blaugranat” i dhanë drejtimin e duhur sfidës brenda 35 minutave të para me golin e Lenglet, pas krosimit të Messit, dhe finalizimin e Braithwaite, që u shërbye nga Dest. Golin e tretë Barcelona e shënoi me një aksion për manual, me Pedrin që me një pasim me takë nxori Messin përballë portierit Masip, i cili nuk mund të bënte asgjë për të ndalur “Pleshtin”.
Në minutat e fundit Coutinho e Messin goditën shtyllën, ndërsa Masip reagoi ndaj një tjetër tentative të 6 herë fituesit të Topit të Artë, duke shmangur një humbje më të thellë.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit