Asnjë komb nuk do të pranonte të negocionte atë që dëshiron Bullgaria, tha Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “TV21”, duke shtuar se pikat e diskutimit me Sofjen kanë të bëjnë me identitetin dhe historinë.
“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje të fqinjësisë së mirë. Me këtë marrëveshje, të dy palët morën përsipër detyrime specifike. Menjëherë pas kësaj, Bullgaria vendosi kushte të reja”, tha Xhaferi.
Kreu i Kuvendit thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim, duke përmbushur kushtet për negociata me BE-në. Ai beson se një zgjidhje mund të gjendet akoma dhe se vendi mund të vazhdojë rrugën e tij drejt BE-së.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...