Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbledh sot kryesin e ngushtë të partisë së tij.
Arbresh.info, mëson se në këtë takim i cili do të filloj në ora 11:00, do të diskutohet për listën e kandidatëve si dhe për datën e zgjedhjeve se kur i konvenon AAK-së.
Ndryshe, ky takim do të zhvillohet vetëm disa orë para se Haradianj të takohet më u.d së Presidentit, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
E sot gjatë ditës, Osmani do të zhvilloj takime ndaras më liderët e partive politike për tu dakorduar lidhur më datën e zgjedhjeve./arbresh.info/
Vjosa Osmani takon ndaras liderët politikë për caktimin e zgjedhjeve – Arbresh.info
Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen në orën 13:00 – Arbresh.info
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA