Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohen në orën 13:00 këtë të marte.
Burimet e Arbresh.info, brenda presidencës thonë se takimet me liderët e partive politike do të zhvillohen të ndara.
Kujtojmë, Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’ ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje
Vendimi i Kushtetueses, Vjosa Osmani sot fton partitë për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...