Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kanë interes që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Vjosa Osmanin.
Ajo në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se akoma nuk diskutuar mes partisë lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Osmanin për faktin se sipas saj, duhet parë fati politik i Osmanit, se a do formojë iniciativën e saj qytetare.
“Ne si parti kemi thënë se jemi në diskutime apo kemi një interes që të bashkëpunojmë me zonjën Osmani. Në Vetëvendosje ende nuk është diskutuar se a do të hyjmë bashkë në zgjedhje nëse Osmani krijon një iniciativë qytetare”, ka potencuar ajo.
Haxhiu ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë një personaliteti që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik dhe që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ne nuk besojmë që çështja e postit të presidentit duhet të diskutohet. Insistojmë për një president që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik”, ka thënë ajo./koha/
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...