Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga territori shqiptar duke ja lënë vendin kthjellimeve.
Këto kushte atmosferike mbeten dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme ku kthjellimet do jenë dominuese që orët e para të ditës. Mesdita dhe pasditja shpeshtojnë vranësirat por pa reshje.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi edhe ditën e hënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në MV. Parashikohet që këto kushte atmosferie të vijojnë gjatë gjithë ditës.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj