Skuadra austriake e Red Bull ka prezantuar sot pilotin e ri që do të garojë bashkë me Max Verstappen sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për meksikanin 30-vjeçar Sergio Perez, i cili është përzgjedhur për të marrë vendin e Albon.
Perez ka qenë pjesë e Racing Point dhe këtë sezon fitoi garën e parë të karrierës, ndërsa tani me skuadrën e Red Bull do të ketë më shumë mundësi të kalojë vijën e finishit i pari, pasi do të drejtojë një makinë shumë më konkurruese.
“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë. Do të garoj me një makinë fituese, gjë që e kam dashur që kur kam ardhur në F1”, tha Perez.
Piloti meksikan është pjesë e Formulës 1 prej 10 vitesh duke ka marrë pjesë në 191 gara, duke fituar vetëm një dhe arritur 10 herë të ngjitet në podium.
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...