Pak para nisjes së kufizimit të lëvizjes në Prishtinë është raportuar për një grabitje të armatosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci për arbresh.info ka treguar se grabitja ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në një institucion financiar në Prishtinë.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë”, tha Borovci.
Tutje ai ka treguar detaje nga rasti.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha ai./arbresh.info/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...