Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim Drejtoren e Zyrës së Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin ( UNODC ), në Shqipëri, Ela Banaj, dhe Ekspertin e UNODC, në Organizatën Botërore të Doganave(WCO), Svetlan Savov.
Gjatë këtij takimi biseda u përqëndrua në zbatimin e Programit të Kontrollit të Kontenjerëve në Portin e Durrësit, ku UNODC ka prokuruar njëzet gjurmues kontenjerësh, GPS, të cilët do të vihen në dispozicion për nevojat e Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Gjithashtu do të ofrohet trajnim i punonjësve për përdorimin e tyre. Eksperti i WCO, do të zhvillojë një trajnim tre ditor mbi Opioidet dhe Prekursorët e Drogave, ku do të marrin pjesë punonjësit e Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve në Portin e Durrësit dhe të Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi indikatorët e riskut, tendencat e trafikimit/kontrabandimit dhe analizën e informacionit./TCH
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...