Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës që përflitej se mund të bëhej trajner i këtij klubi, tani ka folur se sa mirë po ndihet në Katar ku punon dhe vepron.
“Kur ecni në Doha dhe takoni vendësit, është i qartë pasioni i tyre për futbollin”, ka thënë Xavi.
“Nuk dija se çfarë më priste kur u shpërngula këtu në fillim, pasi që ishte një përvojë krejtësisht e re për mua që kisha lënë Barcelonën pas 25 vjetësh, që të shkoj në një pjesë të re të botës me një kulturë dhe tradita ndryshe”.
Kampioni i botës me Spanjën më pas i ka përmendur gjërat që e bëjnë të ndihet i lumtur dhe rehat në Katar.
“Ama duhet ta pranoj se më pëlqen praktikisht gjithçka nga jeta në Katar. Moti është i mrekullueshëm, dielli shkëlqen përditë, dhe është një vend relaksi për të punuar pasi njerëzit janë vërtet respektues dhe të shoqërueshëm”.
“Është po ashtu një shtet shumë i sigurt me shumë pak krim, andaj është një vend shumë i mirë për ta rritur një familje të re”.
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë