Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett i është drejtuar me një mesash sensibilizues për COVID-19 qytetarëve të Kosovës.
Në këtë mesazh, i cili është pjesë e kampanjës së ministrisë së Shëndetësisë, Kosnett ka bërë thirrje që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat.
Në vend të saj, ai thotë se duhet të përdoren mjetet, maska e higjiena.
“E di që jeni lodhur të gjithë duke dëgjuar për COVID-19, por është e rëndësishme. E duke pasur dimrin përpara, është me rëndësi se kurdoherë që të punojmë së bashku për ta ruajtur veten, familjen dhe shoqërinë. Populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jemi të fortë, të qëndrueshëm, s’duam të jemi të frikësuar nga virusi”, tha ai.
Për video-mesazhin që Kosnett e ka shpërndarë për qytetarët, ka shprehur falënderime ministri Zemaj.
“Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, z.Philip S.Kosnett, iu bashkua nismës së Ministrisë së Shëndetësisë për t’ju drejtuar qytetarëve të vendit tonë, me mesazhe sensibilizuese rreth COVID-19. E falënderoj Ambasadorin, z.Philip S.Kosnett, për kontributin e tij!”, ka shkruajtur ai./ Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran