Ish Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, vlerëson se “Mini Shengeni Ballkanik” nuk dallon nga projektet e tjera.
“Është një forum ku liderët e rajonit po takohen me lehtësi më të madhe”, është shprehur Shahini,.Ajo në Rubikon ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka ide të reja për Ballkanin Perëndimor.
“Ka një pabarazi të madhe mes vende të rajonit dhe BE-së. Nuk ka më dilema që Ballkani nuk e ka një perspektivë të afërt evropiane. Bashkëpunimi rajonal është i varur nga marrëdhënia që kemi me BE-në.E dyta është marrëdhënia e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është shtet për Serbinë as për BE-në dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare”.Kosova absolutisht nuk është shtet për BE-në.Zyra e BE-së në Kosovë, është zyrë, nuk është delegacion sikur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni është në një pabarazi shumë të madhe. Mini Shengenin nuk e shoh ndryshe nga projektet tjera”, tha ajo.Shahini ka thënë se BE duhet të shohë si të ecet para drejt zgjidhjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi