Një person që ka vizituar një shtëpi të të moshuarve në Belgjikë i veshur me rroba të Babadimrit ka shkaktuar që 118 njerëz të infektohen me koronavirusin e ri (COVID-19), njoftuan mediat e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në shtypin belg, djali i një prej personave që jetonin në një shtëpi pleqsh pranë Antwerpit, i veshur me rroba të Babadimirt, së bashku me disa të afërm, vizitoi banorët e shtëpisë së pleqve për t’u dhënë moral para Krishtlindjeve.
Disa nga banorët e shtëpisë së pleqve të cilët kishin kontakt me “Babadimrin” pas vizitës së javës së kaluar filluan të shfaqin simptoma të COVID-19.
Së pari u njoftua se 45 njerëz ishin infektuar, por ky numër gradualisht u rrit.
Autoritetet njoftuan se 98 persona që banojnë në shtëpinë e të moshuarve dhe 20 persona që punojnë aty janë infektuar me COVID-19 dhe se vizitat e tillë janë të ndaluara nën masat për të luftuar pandeminë.
Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...