Virusi COVID-19 nuk po e kursen askend, duke përfshirë edhe ata që vlerësojnë se mund të jenë më të sigurt.
Kështu ka ndodhur me kryeministrin e shtetit afrikan Eswatinit, Ambrose Dlamini, i cili nuk ka mundur ti shpëtojë koronavirusit COVID-19. Ai është bërë i pari lider botëror në detyrë që vdes nga kjo sëmundje.
Dlamini ndërroi jetë 4 javë pasi ishte infektuar me COVIDIN-19 teksa u transferua në Afrikën e Jugut ku u shtrua në spital. Ai ishte kryeministër i Eswatinit ose quajtur ndryshe Swazilandit që nga tetori i 2018-s.
Shumë liderë botërorë e figura të shquara kanë ndërruar jetë prej COVIDIT-19, por nuk kanë qenë në detyrë, kurse Dlamini tashmë me vdekjen e tij në moshën 52-vjeçare ka lënë vakant postin e kryeministrit në Eswatinit./ilirianews/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën