Një cigareshitësi vullnetmirë derisa ishte duke ecur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë kishte gjetur një kuletë, e cila ishte me para dhe dokumente identifikimi të personit që i kishte humbur.
Ai, menjëherë kishte shkuar në stacionin policor për të dorëzuar atë tek pronari/ja, raporton arbresh.info.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja.
Në portofol sipas policisë, kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.
“Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitës) ka gjetur një kuletë nё rrugën ‘Eliot Engel’, tё cilën e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejë. Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njëjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor në Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letërnjoftimin dhe dokumentet tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës, ka falënderuar qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Policia uron që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës./arbresh.info/
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...