Qytetarë të shumtë po ankohen se kur po aplikojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale po ju shfaqet një problem.
“Gabim i papritur” po ju shfaqet atyre në ekran me të kompletuar të dhënat e kërkuara, shkruan portali arbresh.info
Për këtë është sqaruar Fondi i Kursimeve Pensionale duke thënë se është problemi tek bankat.

Nga Trusti thonë se llogaritë bankare nuk po mund të konfirmohen ose mungojnë nga listat që kanë marrë.
Për këtë gjë kanë kontaktuar edhe bankat që t’u vijnë në ndihmë.
Lidhur me këtë pritet gjatë ditëve në vijim të rregullohet.
Deri tani kanë aplikuar më shumë se 120 mijë qytetarë për të nxjerrë 10 përqindëshin nga Trusti./arbresh.info/

Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...