Një grua 22-vjeçare shtatzënë nga Shkupi humbi betejën me koronavirusin. Sipas informacioneve jozyrtare gruaja nuk kishte ndonjë sëmundje bashkëkohore më parë.
Fillimisht ajo u shtrua në spital në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.
Më 26 nëntor, ajo u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator” dhe u vendos gjatë gjithë kohës në një aparat respirator.
Sot, Ministria e Shëndetësisë informoi se 28 persona vdiqën. Pesë pacientë nga Shkupi (58, 75, 67, 78 dhe 22), një nga Kumanova (69), një nga Dibra (66), gjashtë pacientë nga Prilep (70, 77, 53, 56, 69 dhe 82), dy nga Struga (59 dhe 69), një nga Velesi (66), tre nga Manastiri (76, 69 dhe 61), një nga Kavadarci (57), një nga Gostivari (83), një nga Radovish (80), një nga Krushevo ( 64g), një nga Kocani (65g), një nga Probishtipi (78g), dy pacientë nga Kratova (76 dhe 76g) dhe një pacient nga Kërçova (80g). Nga këta, dy vdiqën jashtë, pjesa tjetër vdiq në spital./zhurnal/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...