Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim publik, lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.
“Pamundësia fizike për të qenë këtu fizikisht, ma imponoi shtyrjen e këtij mesazhi. Në këtë mesazh nuk mund të mbeten pa prekur ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme.
Në radhë të parë jeta e humbur nga akti fatal i efektivit. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit. Jam prekur pa masë nga përulësia e babait.
“Ne duam drejtësi jo zhurmë politike”, tha ai. Dua publikisht t’ja shpreh familjes ndjesën dhe dhimbjen e thellë për humbjen e patregueshme. Përveç fjalëve të ndjesës, drejtësisë për ngjarjen, asgjë tjetër nuk mbetet fatkeqësisht pas një jete të humbur befasisht.
Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme. Por pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri, arma ishte e shtetit. Prandaj dhe ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes dhe ndëshkimit të autorit.
Autori i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet në paanësi të plotë. Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm dhe krejt i paarsyeshëm, por është drejtësia që ka barrën e fjalës së fundit.
A është kjo ngjarje e shkëputur nga vija e sjelljes së policisë së shtetit? A ka qenë vërtet policia e prirur të tejkalojë të drejtën e përdorimit të forcës, sikurse u akuzua nga zoti president i Republikës? A janë drejtuesit e policisë apo dhe Ministri i Brendshëm të lidhur me krimin?
Drejtësisë i duhet koha e saj. Tragjedia e asaj nate ishte e pafalshme, por pa asnjë lidhje me punën e policisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...