Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin e mirë në mes të dy shteteve tona.
Ministri Reçica e ka njoftuar ambasadorin Kolly lidhur me projektet dhe Reformat që ka ndërmarrë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë mandat qeverisës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes për Sigurime Sociale, ku tashmë qytetarët e Kosovës janë duke gëzuar beneficionet e fituara në shtetin e Zvicrës, njofton MPMS, raporton arbresh.info.
Ministri Reçica dhe ambasadori Kolly, kanë biseduar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e tretë të EYE Project (Enhancing Youth Employment), projekt i cili edhe më tej do të ndihmojë rininë e Kosovës në edukim dhe punësim.
“Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë e angazhimit të të rinjve tanë në aftësim profesional dhe punësim sezonal në Zvicër”, ka thënë ministri Reçica.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin Kolly, për ndihmën që ka dhënë Zvicra në çdo sferë të zhvillimit tonë si shtet, me ç’rast dhe janë dakorduar për vazhdimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë./arbresh.info/
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...
Tragjedi në Maldive, mbyten pesë turistë italianë