Të enjten në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.
Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm thotë se çështjet e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës janë në rendin e ditës, transmeton Tanjug./Telegrafi/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...