Përfaqësuesi special i Qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski sot e fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari.
Nga Ministria e Jashtme bullgare njoftuan se zëvendëskryeministre dhe njëherit ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva do ta pranoj përfaqësuesin special të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski.
Buçkovski sipas mediave bullgare gjatë qëndrimit të tij në Sofje, do të takohet edhe me kryeministrin Bojko Borisov, ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa të enjten do të takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev./alsat
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...